Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Kemi pasur një rritje të ndjeshme të vatrave, shkak thatësira e temperaturat e larta! Strukturat e mbrojtjes civile të jenë në gatishmëri
Foto nga zjarri i rënë në Malin e Dukatit disa ditë më parë
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend. Në një deklaratë për mediat, bëhet me dije se muaji korrik ka patur një rritje të ndjeshme të vatrave të zjarrit, kjo si pasojë e thatësirës.
Sipas Ministrisë, aktualisht aktive është një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë, që është vënë nën kontroll. Po ashtu theksohet se janë angazhuar në terren të gjitha strukturat e emergjencave civile.
"Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij", thotë Ministria e Mbrojtjes.
Nisur nga fakti se vendi ynë është goditur nga i nxehti afrikan, ku priten temperatura shumë të larta, Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje strukturave të mbrojtjes civile që të jenë në gatishmëri.
"Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vendin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri", thekson ministria.
Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi zjarrvënia e qëllimshme, apo nga pakujdesia, do të ndëshkohet.
"Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxehta", përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Si do të jetë infrastruktura e re
6 Janar, 21:00
-
Forcat e Armatosura pajisen me snajper të kalibrit 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët
28 Dhjetor 2024, 11:59
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave
22 Dhjetor 2024, 13:24
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor 2024, 18:51
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00