Vihen nën kontroll flakët në Fushë-Arrëz, largohet rreziku për banesat! Rama: 13 vatra zjarri aktive në vend

Janë vënë nën kontroll flakët në Fushë-Arrës, duke larguar rrezikun për banesat. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon ende, ndërsa në terren janë angazhuar 35 forca policie, 50 banorë të zonës dhe 30 forca të MZSH. Për vënien nën kontroll të flakëve ndihmoi edhe ndërhyrja nga ajri.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në vend janë 13 vatra zjarri aktive, por fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Është larguar rreziku për djegien e banesave në Gjirokastër, por megjithatë vijon të jetë aktiv zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë si dhe në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale, ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Në gadishullin e Karaburunit, zjarret vijojnë të 'përpijnë' sipërfaqe të tëra toke, duke mos u neutralizuar pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me helikopterë. Edhe sot vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive mbi bazën e Pashalimanit si dhe në Malin e Dukatit, ku vijon beteja për shuarjen e tyre. 

Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.

Vatra të tjera zjarri, por fatmirësisht pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forcave të Armatosura.

"Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në Fshatin Vendreshe, Bashkisë Skrapar. Në terren janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor Skrapar.

Çorovodë, në fshatin Zogas, situata po mbahet nën kontroll nga Policia Shtetit", shkruan Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Zjarri në Fushë Arrëz, vihen nën kontroll flakët, largohet rreziku për banesat

Zjarri i rënë në Fushë Arrëz është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse duke larguar edhe rrezikun që shkaktuar fillimisht flakët se mund t'u afroheshin banesave. Ka qenë ndërhyrja nga ajri e një helikopteri dhe angazhimi në terren që bëri të mundur qetësimin e situatës .

Në shkuarjen e flakëve janë angazhuar 35 forca policie, 50 banorë të zonës dhe 30 forca të MZSH, përkatësisht 12 nga Bashkia Fushë Arrëz , 18 nga Bashkia Pukë dhe 5 mjete MZSH. Ndërkohë që situata do të monitorohet edhe gjatë natës.

Gjithashtu nëse situata përkeqësohet, pritet që ditën e nesërme të vijnë edhe 30 forca të ushtrisë.

Ndërkohë emergjencat civile Fushë- Arrëz do te monitorojnë gjatë gjithë natës situatën duke qëndruar në gatishmëri edhe për evakuime të mundshme të familjarëve të banesave që mund të rrezikohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion