Zjarrfikësi i shpëton jetën vajzës
E fton në diplomim 17 vite më pas

Zjarrfikësi i shpëton jetën vajzës<br />E fton në diplomim 17 vite më pas
Një zjarrfikës nga Uashingtoni i dalë në pension, ka qenë i ftuar së fundmi në ceremoninë e diplomimit të një vajze, 17 vjet pasi e shpëtoi nga vdekja.

Mike Hughes ishte kapiten i zjarrfikëses Wenatchee dhe iu përgjigj telefonatës që vinte nga shtëpia e vajzës së vogël në 1998.

Ai nxitoi drejt shtëpisë ku gjeti vogëlushen Dawnielle Davison që ngashërehej mes flakëve.

Sipas Hughes ky është ‘skenari perfekt’, pasi ndodh rrallë që në aksidente të të tilla përmasave cdo gjë të përfundojë mirë dhe të mos ketë të lënduar, raporton DailyMail.

Dyshja kontaktoi në Facebook shumë vite më vonë, kur Hughes i dërgoi një mesazh “Më duket se të kam nxjerrë nga zjarri kur ke qenë e vogël” dhe pasi kaloi ‘testin e vërtetësisë’ vazhduan të ruanin kontaktet.

Disa vite më vonë 61 vjecari merr një ftesë për në ceremoninë e diplomimit të Davison e shoqëruar me fjalinë: Nuk do të isha këtu, po të mos ishte për ty”.

Momenti i diplomimit ishte shumë emocionues për të dy pasi ndjenja e mirënjohjes vazhdonte të ishte e gjallë edhe pas aq shumë vitesh.
zjarrfikesi
zjarrfikesi
zjarrfikesi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re