Zjarrfikësit e Uzinës naftënxjerrëse të ARMO-s në Ballsh, kanë dalë të protestojnë para Prefekturës së Fierit.
Janë 47 zjarrfikës të kompanisë "ARMO" që pretendojnë se nuk marrin rrogat prej 16 muajsh duke mos ju paguar as sigurimet. Protesta e tyre vjen pas asaj të Naftëtarëve të cilët arritën të komunikojnë me kryeministrin Rama nëpërmjet videokonferencës. Ata kanë kërcënuar se nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje do futen në grevë urie.

Pranë këtyre ambienteve u mbajt edhe protesta e Naftëtarëve të Ballshit disa ditë më parë. Raportohet se ata janë në gadishmëri për çdo thirrje për zjarr në gjithë rrethin e Mallakastrës.
Redaksia Online
S.K./Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA