Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa shërbimet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Njëra vatër ndodhet në fshatin Shqiponjë, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas, ndërsa tjetra në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd.
Forcat e angazhuara në terren po vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarreve.
Lajmi kryesor:
Mallakastër, zjarri rrezikon banesat në Riban! Evakuohen 15 familje, ndërhyhet me helikopter e avion për shuarjen e flakëve! Policia heton dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)











