TIRANE – Një ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu punishten e drurit në Tiranës, kreu i Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, tregoi në një intervistë për TV A1Report se cilat janë disa prej problemeve kryesore me të cilat hasen djemtë e tij në punën e tyre të përditshme. Ashtu siç pritej, vështirësitë më të mëdha i përkasin anës së infrastrukturës: aktualisht zjarrfikësit shqiptarë mund të ndërhyjnë në një lartësi të kufizuar prej 34 metrash, që siç shpjegoi zoti Laçi, janë ndërtesat 9 katëshe.
Të gjitha goditat më të larta se kaq aktualisht janë në mëshirë të fatit, në rast zjarri. Zoti Laçi shpjegoi se zjarrfikësve u mungon një shkallë për lartësi më të mëdha e cila kushton 1 milion euro.
Kreu i zjarrfikësve shpjegoi gjithashtu se një tjetër problem kryesor në kryeqytet është mungesa e hidrantëve në rrugë, që do të ndihmonin me ujë në shuarjen e zjarreve. “Tirana ka probleme me rrugët”, tha Laçi ndërsa kërkoi që Qeveria të ndërhyjë e të ndihmojë zjarrfikësit para se të ndodhë ndonjë tragjedi.
Duke folur për zjarrin në punishten e Porcelanit në kryeqytet, Laçi shpjegoi se djemtë e tij ndërhynë në kohë por fuqia e zjarrit ishte shumë e madhe ndërsa gjithashtu disa qytetarë ofruan ndihmën e tyre për shuarjen e tij. Ndërsa dje në një tjetër zjarr që ra pranë Shkollës së Kuqe, zjarrfikësit ishin të detyruar të shuanin zjarrin edhe me kova uji; kjo pasi siç Laçi shpjegoi në A1Report, problem mbetet edhe mungesa e mjeteve zjarrfikëse. Sipas tij në Tiranë funksionojnë vetëm 7 të tilla dhe në raste emergjencash kërkohet ndihma e Ushtrisë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com