Zjarri i Amazonës ‘ndez’ protestuesit në sheshet e Brazilit (VIDEO)

Gjithmonë ka qenë e rrezikshme të luash me zjarr, kështu që presidenti brazilian Jair Bolsonaro, pas një indiferentizmi fillestar, ka premtuar një qasje të ashpër për të përballuar zjarret e mëdha që poshkatërrojnë Amazonën. Sidoqoftë, thirrjet e forta për të shuar zjarret që vinin nga Evropa nuk u vlerësuan në Brasilia.

Ka zjarre në të gjithë botën dhe tonat nuk mund të jenë një justifikim për të zbatuar sanksione ndërkombëtare. Brazili do të vazhdojë të jetë, siç ka qenë deri më tani, një vend miqësor për të gjithë dhe përgjegjës për mbrojtjen e pyllit të tij në Amazon” – tha në televizionin shtetëror Jair Bolsonaro, president i Brazilit.

Sheshi në flakë që rezonon me plagët e Amazonës

Por ndërsa ai po fliste, mijëra brazilianë në Rio de Janeiro, Sao Paulo dhe në kryeqytetin Brasilia,  ishin në rrugë duke protestuar kundër politikave të tij mjedisore. Protestuesit gjithashtu kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Mjedisit Ricardo Salles dhe deklaruan se “Bolsonaro predikon mbrojtjen e interesave të pronarëve e mëdhenj të tokave”

Ndërkohë, qindra protestues nga lëvizja ambjentaliste "Rebelimi kundër shfarosjes" kanë protestuar në Dublin, Londër, Paris, Spanjë dhe Argjentinë përpara ambasadave respektive të Brazilit duke brohoritur 'Bolsonaro të japë dorëheqjen!' dhe "Bolsonaro kriminel".

Lobet që mbështesin Bolsonaro 

Bolsonaro i kishte përshkruar kufizimet për mbrojtjen e Pyjeve të Shiut si një pengesë për zhvillimin ekonomik të Brazilit dhe kishte sulmuar mbrojtësit e Amazonës duke i akuzuar si zjarrvënës dhe shkaktarë të emetimit të sasive të mëdha të oksigjenit në natyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë