LUSHNJE - Zjarri ka lënë pa drita Lushnjen. Për shkak të flakëve të rënda në nënstacionin e fabrikës së Plasmasit në qytetin myzeqar, kompania ÇEZ ka ndërprerë energjinë për qytetin e Lushnjes, me qëllim që të mos ketë ndonjë incident të pakëndshëm.

Sipas kompanisë ÇEZ për momentin pa energji elektrike janë këto zona: Bashkia Lushnje, komunat Karbunare (zona e biznesit), Golem, Kolonjë.
Është duke u punuar që të rikthehet sa më shpejt energjia.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)