Zjarri në depozitën e gazit, banorët e Porto Romanos në protestë: Hiqeni fabrikën! S'duhet të ndodhë një Gërdec i dytë

DURRËS-  Të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre banorët e Porto Romanos ditën e sotme janë ngritur në protestë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku shpërtheu një nga depozitat e gazit të biznesit "Gas Power".

Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar nga shteti, që të ndërhyjnë për zhvendosjen e fabrikës, pasi thonë se ndihen të rrezikuar duke jetuar në të njëjtën zonë me të. Madje, ato kanë bërë edhe krahasimin me tragjedinë e Gërdecit, ku shprehen se një ngjarje e tillë nuk duhet të përsëritet.

“Kemi dalë që të hiqet fabrika, nuk e heq kush”.

“Është i rrezikshëm, e di shumë mirë se si funksionon, na thanë do bëhej fabrikë shampoje, dhe po të ishte për punë bombolash, sikur e largoi Vora do e largojmë dhe ne, se ka qenë më parë në Vorë, nuk jemi kundër biznesit, rrezikohet jeta e qytetarit. Gërdeci nuk duhet të përsëritet, është gjynah”.

“Nuk duhet të ndodh një Gërdec i dytë, të vijë ministria e Mjedisit, a i takon që ta mbajë këtë biznes në qendër të banuar”, thanë banorët.

Në protestë ishte dhe një vajzë e vogël, e cila tregon se e ka të pamundur që të luajë në lagje për shkak të erës së gazit.

“Ne dalim dhe lozin dhe vjen era gazit, ne do të rrimë të mbyllur në shtëpi apo do të lozim”, thotë një vajzë e vogël.

Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave. Kjo sepse ato theksojnë se janë mashtruar, sepse më herët u është thënë se fabrika do të prodhonte shampo, por së fundmi ka rezultuar një fabrikë e cila prodhon bombola gazi dhe kjo u zbulua nga shpërthimet.

Një ditë më parë zjarri përfshiu depozitat e gazit në zonën e Porto Romanos. Banorët u larguan menjëherë nga banesat e tyre pasi kishin frikë se mos situata do të përshkallëzohej. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para rezultoi se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në kompresor.

Kompania "gaz power" prodhon bombola të vogla gazi për tregun vendas e ndërkombëtar, ndërsa shpërthimet në fabrikë kanë qenë raste të përsëritura. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 19/06/2022 18:19

    Shkoni nga keni ardhur o shpellare qe keni zaptuar tokat me ndertime pa leje....

    Përgjigju
  • Sifi: 19/06/2022 16:45

    Banoret kane te drejte te friksohen nga fabrika ,por ata e zune token pa leje ,ku fajin e ka dhe shteti qe i lejoi.Porto Romano duhet te ishte zone industriale dhe te mos lejohej toka e xanun.Pa pyeti keta banor ,a do te lejonin durrsaket ti zinin tokat ne fshatrat nga kane ardhur ?Shqiperia u be lesh e li nga politikane zagar qe futen ne konflikt popullin per pronat ,qe do vazhdoje me vite .

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/06/2022 14:40

    Kam nje merak Kur u be ky imjanti i gazit ju ishit aty apo ndertuar shtepin me von

    Përgjigju
  • Termeti: 19/06/2022 14:04

    O popull, qe keni ndertuar pa leje ne ate zone.Po te merrte flake bombola e gazit nuk do te ishe Durresi,Tirana, Kavaja!Nuk do te kishit kohe per intervista.Me kujtoni banoret e NISH kimikes ne Durres qe ankoheshin tek qeveria pse femijet e tyre jane me puçra. I kerkonin llogari mbasi kishin zaptuar fabriken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja