Shoqëria italiane e fluturimeve Alitalia ka kërcënuar me largim nga aeroporti i Fiumicinos pas shpërthimit të zjarrit ditën e djeshme
Silvano Kasano, administratori i përgjithshëm i Alitalia-s ka akuzuar shoqërinë që merret me administrimin e aeroportit të Fiumicinos për shërbime mediokre, të përqendruara vetëm në fluturimet loë cost. Në rast se do të vazhdoj kjo gjendje Alitalia do të braktisë bashkëpunimin në këtë aeroport, ka deklaruar Kasano.
Alitalia ka kujtuar zjarrin e shpërthyer më 7 majin e kaluar, i cili i shkaktoj kësaj shoqërie një dëm prej 80 milionë eurosh. Drejtuesit e saj do të kërkojnë shlyerjen e të gjitha dëmeve të kryera ndaj shoqërisë duke llogaritur edhe atë të zjarrit të djeshëm.
Zjarri i shpërthyer dje në zonën pyjore përreth aeroportit të Romës, shkaktoi bllokimin për disa orë të fluturimeve në nisje të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme duke e bërë mjaft problematike administrimin e trafikut ajror.
Sipas hetimeve fillestare mendohet se zjarri i cili dogji 50 ha sipërfaqe tokë në komunën e Fiumicinos është vënë në mënyrë të qëllimshme. Verifikimet e para konfirmojnë se zjarri ka pasur 2-3 pika burimi me distancë të largët nga njëra-tjetra, fakt që bind për origjinën e qëllimshme të tij.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

kërcënon: Ikim! Shërbim mediokë">