Zjarri në Gjirokastër ka vazhduar edhe gjatë orëve të natës.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe ata vullnetarë kanë ‘luftuar’ me zjarrin, për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët.
Sipas informacioneve në ndihmë kanë ardhur edhe efektivë nga Tepelena dhe Përmeti.
Në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm u bë riorganizimi në stacion për dislokimin e forcave në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.
Lufta me flakët vijon ende. Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve.
Njëri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.