Zjarri në Gramsh, Bashkia e
Tiranës ndihma familjeve

Zjarri në Gramsh, Bashkia e<br />Tiranës ndihma familjeve
GRAMSH- Kryetari Erion Veliaj dhe stafi i bashkisë së Tiranës kanë dorëzuar ndihma me ushqime dhe veshmbathje për të gjithë familjet që u dëmtuan rëndë nga djegia e banesave të tyre prej zjarrit të pak ditëve më parë në Gramsh.

Veliaj deklaroi kontributi i qytetarëve të Tiranës do të vijojë edhe në një fazë të dytë, për të lehtësuar dëmet materiale për këto familje.
 
“Unë besoj se mënyra më e mirë për të shprehur solidaritetin nuk janë fjalët, por është një vepër konkrete. Ndaj më vjen mirë që edhe shoqata jonë e bashkive, por edhe stafi i Bashkisë së Tiranës, ka mbledhur ç’ka mundur, ushqime, tesha, veshmbathje, batanije, për të lehtësuar sadopak kalimin e kësaj situate të vështirë", tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi si tepër të rëndësishëm solidaritetin për ata që kanë nevojë, pavarësisht distancave mes njëri-tjetrit.
 
“Do të jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë në Gramsh, edhe për një fazë të dytë, nëse do ketë nevojë për pajisje elektro-shtëpiake për të zëvendësuar ato që humbën. Besoj se thelbi i të qenurit Kryetar Bashkie, nuk është vetëm te solidariteti me qytetarët tanë, por ashtu siç treguam edhe në Kukës dhe sot në Gramsh, është edhe solidaritet me njëri-tjetrin, pavarësisht distancave që na ndajnë, teksa kryejmë këto funksione”, shtoi ai.
 
Pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës ndihmoi me pajisje shkollore një shkollë në Morinë të Kukësit, pas letrës për ndihmë që drejtori i saj i kishte drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

[gallery]21190[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv