Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. Këto janë masat e para që institucionet kanë vendosur të marrin pas zjarrit të së dielës në një hotel në Lungomare të Vlorës, ku mbetën të plagosur gjashtë pushues, mes tyre një vajzë, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë.
Për këtë arsye, ministri Blendi Gonxhja mblodhi online Task Forcën Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, ku u kërkua intensifikimi i kontrolleve në të gjithë vendin, me fokus te kushtet teknike të strukturave akomoduese, masat e mbrojtjes nga zjarri, funksionimi i sistemeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistika dhe planet e evakuimit.
.Kryetarët e bashkive Vlorë dhe Finiq, si dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me Ministrin e Pushtetit Vendor ishin të ftuar në takim.
Gonxhja deklaroi se siguria e pushuesve dhe respektimi i standardeve në hotele janë "prioritet absolut", ndërsa institucionet përgjegjëse u ngarkuan të forcojnë koordinimin në terren dhe shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që çdo problematikë e konstatuar të pasohet me ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete.
Në mbledhje u kërkua gjithashtu që kontrollet të shoqërohen me komunikim të drejtpërdrejtë me operatorët turistikë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë në zbatimin e standardeve të sigurisë.
Task Forca vlerësoi reagimin e operatorëve turistikë në Vlorë, të cilët strehuan pushuesit e prekur nga zjarri, ndërsa bëri të ditur se monitorimi do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, me prezencë të shtuar në destinacionet me fluks të lartë dhe masa ndaj çdo rasti që cenon standardet e sigurisë.
"Parandalimi, bashkëpunimi, protokollet dhe përgjegjshmëria e të gjithë aktorëve mbeten thelbësore. Siguria e çdo vizitori dhe qytetari janë në qendër të punës sonë për një sezon turistik të sigurt dhe cilësor. Ndërgjegjësimi dhe masat ndëshkuese, mirëorganizimi, vigjilenca dhe përditësimi i sistemeve operative janë domosdoshmëri" shkroi ministri Gonxhja në Facebook.
Masat vijnë pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin "Brooklyn" në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas policisë, flakët dyshohet se nisën nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. Gjashtë pushues mbetën të plagosur, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni. Disa u hodhën nga ballkonet për t'i shpëtuar flakëve dhe tymit, ndërsa një vajzë pësoi djegie të rënda dhe vijon të marrë trajtim në QSUT.
25-vjeçarja Ana Dyrmishi, ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Ajo ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë.
Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes së tij, ndërsa të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe personat që pësuan dëmtime pasi u hodhën nga lartësia për t'i shpëtuar zjarrit, janë në gjendje të stabilizuar.

Një ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin "Brooklin" në Vlorë, ku disa persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin t'u shpëtonin flakëve, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Më e rëndë mbetet gjendja e 25-vjeçares Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se e reja ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Sipas të njëjtave burime, ajo ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë.
Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes së tij, ndërsa të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe personat që pësuan dëmtime pasi u hodhën nga lartësia për t'i shpëtuar zjarrit, janë në gjendje të stabilizuar.
Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin "Brooklin" në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve. Disa prej tyre u detyruan të hidhen nga ballkonet për t'u shpëtuar flakëve, ndërsa të tjerë u nxorën nga ndërtesa me ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.
-
Duhet te ndodhin tragjedi dhe vdekje qe organet te vihen ne levizje. Ky eshte shteti dhe shtetaret qe kemi ne!
Përgjigju -
Prioritet absolut ka vetem siguria dhe mirqenia e shqiptareve, jo ajo e turisteve.
Përgjigju -
shume shpejt u kujtove. prit edhe ca ... po me hotelin Br00klyn cfare masa more G0nxhe? u mbyll?
Përgjigju -
O Gonxhe je per gallate fare. Pasi u dogj hoteli dhe desh vdiqen mileti del dhe flet per prioritet absolut. Ore injorante i dini njerezit ju? Jeni bere qesharake pz
Përgjigju -
U kujtuam vonë, u bë e keqja. Rëndësi ka të zgjohen
Përgjigju -
Gonxhe derkuci tha diku ne nje koment qe nuk eshte faji ministrise se turizmit kur ndodhin raste te tilla,pse tani del dhe thote siguria e pushuesve prioritet absolut?!
Përgjigju











Komente
Komento