Zjarri që ra ditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, në një zonë të mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve, është shuar.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Sarandës, ndërsa në mbështetje të operacionit u nisën mjete zjarrfikëse nga Bashkitë Delvinë dhe Konispol.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar ndihmoi në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa në terren vijon monitorimi për të shmangur riaktivizimin e vatrave.
Lajmi kryesor:
18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt
LAJMET MË TË VLERËSUARA








