Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Elvis Preçi, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, u shpreh se nga mbikëqyrja e kamerave të sigurisë zjarri nuk është i qëllimshëm.

Edhe ditën e sotme forcat e zjarrfikëseve ndodhen në terren, ku po bëjnë të mundur izolimin e përhapjes së zjarrit, ndërsa flakët nuk janë vetëm në sipërfaqe, por edhe nëntokë.

"Gjatë mesditës së djeshme është marrë një njoftim për vatër zjarri në Landfillin e Bushatit dhe menjëherë janë paraqitur forcat zjarrfikëse të Vaut të Dejës. Era gjithashtu ka qenë me intensitet të lartë, e cila ka ndihmuar në përhapjen e flakëve. Sipas verifikimeve të kamerave të sigurisë, duket se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm",-thotë Preç


Lajmi kryesor:

PAMJE ME DRON/ Masakër mjedisore në Shkodër, vijon të digjet fusha e mbetjeve e Bushatit! Tymi mbulon gjithë zonën