Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile,Haki Çako, kanë inspektuar nga afër situatën e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”.

Gjatë vizitës në terren, ata u njohën me ecurinë e operacionit për shuarjen e flakëve dhe masat e marra nga strukturat e emergjencave civile. Në prononcimet për mediat, theksuan se forcat zjarrfikëse dhe të gjitha strukturat e angazhuara vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit dhe mbrojtjen e zonës së banuar.

Autoritetet apeluan për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa operacioni në terren vazhdon.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shëngjinit, digjen sipërfaqe të konsiderueshme! Arrestohet 57-vjeçari (EMRI + VIDEO)