Sot situata me zjarret paraqitet e përmirësuar. Aktualisht janë 5 vatra aktive, ne zona malore, pa rrezik per banesa.

Ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon në Krastë të Krujës, ku janë angazhuar 50 efektivë të FA. Operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore. Në afërsi të vatrës nuk ka banesa. Në Abaze, zjarri është reduktuar në vatra të vogla.

Në Vilëz të Kurbinit zjarri vijon të jetë aktiv dhe në terren po punojnë efektivet e zjarrfikëses. Gjatë ditës së djeshme, ndërhyrja e 2 helikopterëve shmangu rrezikun për kishën dhe varrezat.

Në Cikallesh të Kavajës vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata është në kontroll. Po kështu në Dajt dhe Priskë të Madhe s’ka më rrezik.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është nën kontroll. Ndërkohë, në zonën pyjore të Drenie–Vlosht, mes bashkive Patos dhe Roskovec zjarri sapo është shuar. 

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit ishin raportuar 27 vatra zjarri por tashmë mbeten vetëm 5 aktive.

Në operacione kanë marrë pjesë mbi 500 efektivë te zjarrfikëseve dhe ushtrisë. 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” kanë punuar gjatë 24 orëve të fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Mallakastër/ Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drenie dhe Vlosh (VIDEO)

 

Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drenie­s, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, paraqitet e qetësuar. Burime nga terreni konfirmojnë se aktualisht nuk ka më vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të kësaj zone.

Edhe pse flakët janë shuar, në disa zona vijojnë të shfaqen vatra të vogla që nxjerrin tym, kryesisht nga trungje dhe dru të djegur. Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë menjëherë për t’i shuar ato, me qëllim që të mos krijohet mundësia e riaktivizimit të zjarrit nga era.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll dhe se nuk ka më fronte apo vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të zonës së Drenie­s dhe Vloshtit.

Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.

Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit.

Ora 11:37
Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! Pamjet nga ajri tregojnë zonën e djegur (VIDEO)

 

Flakët në Krastë të Krujës janë vënë nën kontroll. 50 efektivë janë angazhuar për izolimin e plotë të zjarrit, një ndërhyrje e zhvilluar në terren të vështirë, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pamjet nga lart tregojnë edhe sipërfaqen e djegur dhe tymin që ngrihet në këtë zonë.

Siç është raportuar më herët, tani zjarri nuk i kërcënon më banesat.

"50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Ora 08:02
Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

 

Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.

Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.