Zjarri në pallat, Mazniku: Të verifikohet shkaku! Duhet kulturë më strikte në raport me fatkeqësinë! Të reflektojmë institucionalisht dhe në nivel shoqëror

Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka komentuar zjarrin e rënë në pallatin 10-katësh në Tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve që sfidoi për tre orë zjarrfikësit. Teksa situata tashmë është në kontroll, Mazniku tha se duhet të verifikohet shkaku i zjarrit. Ai shtoi se aspektet e sigurisë duhet të kenë vigjilencën e institucioneve dhe vëmendjen e duhur nga të gjitha palët, duke apeluar për një kulturë më strikte në raport me fatkeqësinë.

“Ka kode specifike për këtë punë për masat kundër zjarreve në objekte. Kjo çështje ka nevojë që të ketë vigjilencën e të gjithë palëve.  Të ketë vigjilencën e institucioneve dhe vëmendjen e duhur nga të gjitha palët. Të reflektojmë për një kulturë pak më strikte në lidhje me marrëdhënien me fatkeqësinë. Duhet të kemi debat publik dhe institucional në lidhje me rrezikun. Raste si ky duhet të jenë një moment që duhet të reflektojmë institucionalisht dhe në nivel shoqëror. Fati ka treguar se kemi pasur mundësinë që nga ana e zjarrfikësve ti përgjigjemi në kohë. E rëndësishme është se me çfarë shpejtësie kemi mundësi t’i përgjigjemi”.

I pyetur nëse e kthen ky rast debatin për sigurimin e banesave, Mazniku u ndal te një projekligj i qeverisë shqiptare që u propozua pas tërmetit dhe dikton sigurimin e detyrueshëm të të gjitha banesave.

“Është një nismë e ekzekutivit. Gjëja më e mençur për të bërë është sigurimi i banesave. Në këtë rast është një mekanizëm që sa herë ndodh nëj problem i tillë kostot rikuperohen përmes një mekanizmi ligjor. Gjithë bota nuk janë budallenj që sigurohen për ta thënë më popullorçe. Ai është një mekanizëm që siguron dhe krijon mundësinë që kur kemi situata të tilla mekanizmi i sigurimit të jep mundësi për sigurimin e kostove”, tha ai.

Ministri shtoi se shumë vende të rajonit, kanë sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke e quajtur atë një mekanizëm të mençur që u shërben qytetarëve në raste fatkeqësie.

“Një pjesë e madhe e vendeve të BE dhe rajonit e ka këtë. Ne kemi tendencë për ta larguar të keqen nga vetja. Fakti që bota e menduar se ky është një mekanizëm i dobishëm që ia vlen barra qiranë. Në një situatë në të cilën si rrjedhojë e ndryshimeve klimaterike gjasat janë që një pjesë e madhe e episodeve të fatkeqësive natyrore gjasat janë që të shtohen. Si rrjedhojë e ndryshimeve klimaterike gjasat janë të mëdha për të pasur probleme me zjarrin. Është zgjidhje e mençur sigurimi. Ai na jep mundësi që kostot të rikuperohen. Njerëzit kur ndodhi tërmeti i kthyen sytë nga shteti për të rikuperuar kostot. Mos ndodhtë kurrë por kostot e fatkeqësitë të sigurohen nga sigurimi”, shtoi ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 15/09/2023 08:13

    Ceshtja shtrohet keshtu: persa blejme aartament 2.000 euro metri katror minimalisht kur nuk kane as ngrohje qendrore, shkalle emergjence apo ndonje sistem kunder zjarrit. Per te mos folur per materiality e ndertimit e per me teper kur jane afer e afer me te tjera ndertesa. A mos jemi ne budallenj qe u blejme ketyre mafiozeve qe s"dine ku ti cojne leket e droges?

    Përgjigju
  • genti: 14/09/2023 21:16

    qesharak ....

    Përgjigju
  • Mini: 14/09/2023 18:55

    Zoteria perfiton mga rasti per te cuar uje drejt sigurimit te detyrueshwm. Pffff. Ndonje gje per inspektimin, kolaudimin dhe materialet e perdorur? Se erdhet dikur nw pushtet me premtimin qe sdo jeni leje ndertimi. Tani po.jepni pa teklif xhe as i kontrolloni.

    Përgjigju
  • A. N.: 14/09/2023 18:24

    Dhe akoma me e mencur eshte sigurimi me detyrim qe do te beje kryeministri. :)

    Përgjigju
    • Edi Ramallai: 14/09/2023 18:55

      Është vetëm për termet qe bien një herë në 100 vjet dhe shkatrojnë gjithëcka. Kur të mos demshperbleheni pas 100 vjetësh nga termeti rradhës mos u ankoni kot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari