Zjarri në Shëngjin/ Prefekti: Situata në kontroll! U rrezikua jeta e zjarrfikësve dhe e FA-ve, por jo e banorëve

Zjarri në Shëngjin/ Prefekti: Situata në kontroll! U rrezikua jeta e zjarrfikësve dhe e FA-ve, por jo e banorëve

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku ka deklaruar se situata e zjarreve është vënë në kontroll, teksa ka sqaruar se në asnjë moment nuk është vënë në rrezik jeta e banorëve, as banesat apo hotelet. Ai tha se të vetmit të rrezikuar kanë qenë efektivët e zjarrfikësve dhe të Forcave të Armatosura, por që fatmirësisht ia dolën që kjo situatë të mbyllej pa pasoja të rënda.

"Shiu i rënë mbrëmë rreth orës 23 qe një dhuratë për ne, se terreni na vuri në sporvë të madhe. Situata është e menaxhueshme, nuk kemi vatra zjarri. Kemi prezencë të Ushtrisë. 4 zjarrfikësi në gatishmëri. Në asnjë moment nuk është vënë në rrezik as jeta e banorëve, as banesat, as hotelet. Ka pasur momente të vështira për efektivët zjarrfikëse dhe të ushtrive për shkak të shpërthimeve të zjarrit apo rënia e gurëve, që na vuri në vështirësi për jetën e efektivëve. Situata jo e qetë për shkak të tymi dhe erërave të forta", tha Jaku për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Zjarri në malin e Shëngjinit i qëllimshëm, arrestohen 2 persona! Flakët nën kontroll


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari