Një zjarr që shpërtheu i pakontrolluar në Greqinë qendrore shkaktoi shpërthime masive në një depo municionesh të Forcave Ajrore, duke detyruar evakuimin e disa avionëve luftarakë F-16 nga baza ajrore ku ndodhet depoja.
Mediat greke raportojnë se depoja e municioneve përmbante 1000 bomba si dhe raketa kundër rrezatimit me shpejtësi të lartë. Mësohet se depoja ishte e mbushur aq shumë sa nuk funksiononin sistemet zjarrfikëse.
Nuk është e qartë se si ka ndodhur shpërthimi brenda depos ushtarake, por sipas pjesëtarëve të Forcave Ajrore, shkruan Protothema, ekziston mundësia që municionet të jenë ndezur për shkak të temperaturave të larta në zonë. Megjithatë shtojnë , ekspertët, është herët të thuhet me siguri, duke qenë se po kryhen hetime që do të mund të kenë akses të plotë në të dhënat përkatëse.
Zjarri në zonë, në rajonin e Thesalisë, është bërë tani më i rrezikshmi nga 124 vatrat që kanë shpërthyer në të gjithë vendin, tha të enjten pasdite zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yannis Artopios.
Shpërthimet e vazhdueshme të zjarrit të Thesalisë i bënë autoritetet të lëshojnë pesë mesazhe urgjente nga ora 3:34 deri në 17:47, duke rekomanduar evakuimin e 12 qyteteve dhe fshatrave, tha Artopios, duke shtuar se policia, ushtria, roja bregdetare dhe autoritetet lokale po ndihmojnë në evakuimet.
Në ishullin Rodos, vendi i zjarrit më të madh të kësaj vere në Greqi, zjarrfikësit po kontrollojnë "shpërthimet e shpërndara të vatrave të zjarrit", tha zëdhënësi.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.1%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis
5 Janar, 07:42
-
Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët
4 Janar, 20:23
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23
-
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin leje
4 Janar, 13:12