Një zjarr ka rënë prej më shumë se një ore në ullishtet e fshatit Panaja, në Njësinë Administrative Qendër në Vlorë.
Flakët, të ndihmuara nga era, po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me ullinj , ndërkohë që shtëllunga të dendura tymi kanë mbuluar zonën
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Komento
Komente









