Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me pisha e shkurre në fshatin PicrrageFushë Krujë, pranë një fabrike çimentoje. Sipërfaqja e  djegur deri tani është mbi 10 dynym dhe zjarri rrezikon një stallë bagëtish, një vresht dhe disa banesa që ndodhen pranë.

Për lokalizimin e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësja e Krujës dhe banorët e zonës që po tentojnë të parandalojnë djegien e banesave. Sipas ekspertëve të zjarrfikëses zjarri është i qëllimshëm. Pak ditë më parë ministria e Mbrojtjes u kërkoi institucioneve vendore që të marrin masat.