Zjarri shkatërron Katalonjën. Autoritetet: Më i madhi i 20 viteve të fundit

Zjarri shkatërron Katalonjën. Autoritetet: Më i madhi i 20 viteve të fundit

Një zjarr shkatërrimtar ka shpërthyer në pyjet e Katalonjës, pranë fshatit Torre dello Spagnolo, të mërkurën pasdite.

Rreth 350 zjarrfikës të mbështetur nga rreth 120 ushtarë dhe 15 tankera janë të terren dhe po luftojnë për të përmbajtur atë që sipas autoriteteve lokale është zjarri më i madh në Katalonjë gjatë njëzet viteve të fundit.

Pothuajse 5,000 hektarë pyje tashmë janë djegur dhe ekspertët nuk përjashtojnë që shifra mund të arrijë në 20,000.

Flakët shpërthyen disa kilometra nga centrali bërthamor Asco, një vend që për fat të mirë nuk është në rrezik, sepse era e shtyn zjarrin në drejtimin e kundërt.

Prej zjarrit deri më tani janë evakuuar shumë prej banorëve rezidentë.

Lugina e Ebrës është një nga zonat më të ngrohta në Spanjë dhe këtë muaj ato kanë qënë ekstremisht të larta.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?