Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëton për mrekulli kryefamiljari: Askush nuk na ka ardhur në ndihmë (VIDEO)

Një çift bashkëshortesh në Lezhë kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa ku jetonin është shkrumbuar nga flaket e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë ish fabrikës së letrës, ndërsa banesa e djegur është në pronësi Dod Marvukes. Në momentin e zjarrit i cili ra gjatë natës kryefamiljari ka qenë i vetëm në shtëpi dhe ka shpëtuar për mrekulli nga flaket të cilët janë përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve banesa 1 katëshe është shkrumbuar plotësisht dhe dëme e shkaktuara janë të konsiderueshme.

" Ka qenë shtëpi e kompletuar me cdo gjë. Është shkrumbuar. Ishte brenda tu bo dush. skam vrejtje për zjarrfikësit por për shtetin. Nuk ka ardhur asnjë as nga bashkia askush. " ka thënë kryefamiljari, Dod Marvukaj

Nga hetimet praprake rezulton se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike. Ndërkohë çifti i bashkëshorteve apelon për ndihmë për rindërtimin e banesës e cila është djegur plotësisht..

Pergatiti: Elvis Hila.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj