Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu dje një pallat të kompleksit ‘Arlis’, duke shkaktuar dëme mjaft të mëdha.
Një nga banorët e prekur thotë se në periudhën kur pallati ka qenë duke u ndërtuar është përfshirë njëherë nga flakët.
“Unë isha nga çupa. Nuk ndenjëm fare, ikëm. Zjarri gjithmonë frikë është, por shyqyr s’pati dëme në njerëz, kjo ka rëndësi. Ç’të bësh? Ky material ikën si pishë, po të vazhdonte nja një orë, ishte djegur e tëra. Ky pallat, kur ishte duke u ndërtuar dhe punonin ata me saldatriçe, mori njëherë flakë. Material i dobët, kjo është”, tha një banor.
Një tjetër banore shprehet se panë tmerr me sy gjatë këtij incidenti.
"Momenti ishte shumë tragjik, jam habitur. Thashë ç’është kjo, po qaja në shtëpinë time. Ajo ishte si një karton, inertet që digjeshin, një tmerr i paparë", thotë ajo.
Ndërkohë një banor që i është djegur shtëpia thotë se kishte tre vite që e kishte blerë apartamentin.
“3 vjet, 1 mijë euro metri. Nuk na kanë lënë të ngjitemi”, thotë ai.
Lajmi kryesor:
Zjarri te pallati i kompleksit ‘Arlis’, 30 apartamente të prekura! Banorët me lot në sy, nis sot verifikimi për shkaqet (VIDEO)









