Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në zonën e njohur si ‘Farmacia 10’ në kryeqytet ku një pallat i kompleksit ‘Arlis’ u shkrumbua nga flakët. Tabaku thotë se qeveria është pjesë e zinxhirit përgjegjës për licencimin e atij objekti, punimet e të cilit ishin jashtë standardeve minimale të sigurimit të jetës për qytetarët.
“Fati ishte që nuk kishte viktima, nuk d.m.th. që kjo histori kanë mbaruar mirë. Banorët kanë shpëtuar për pak. Ky është paralajmërim, është zjarri i dytë në një kohë të shkurtër. Jo për rastësinë e një efekti por për mënyrën sesi këto zjarre përhapen e dalin jashtë kontrolli. Një sistem ndërtimin e kontrolli sot nuk funksionon, kriminal. Në letra gjithçka sipas standardeve, në realitet një ndërtim që nuk ka logjikën minimale të sigurisë. Një fasadë që lejon përhapjen e flakëve. Një strukturë që në vend t’i mbrojë, ekspozon banorët ndaj rrezikut. Si është e mundur që një ndërtesë ka kaluar të gjithë filtrat ligjorë, si askush nuk e ka parë, apo dikush e ka parë, ka dhënë atë leje dhe nuk ka reaguar. Këto nuk janë raste të izoluara. Në 2-15-2025, janë 9.9 mln metra katrorë leje ndërtimi vetëm në Tiranë. E këtu nuk kemi të bëjmë me rritje, pro me shpërfytyrim urban që rrit çmimet në majë ndërkohë që cilësia e ndërtimit është në nivelin më qesharak të mundshëm. Bëhet fjalë për një zinxhir përgjegjësish që duhet të hetohet nga fillimi në fund. Kush e mban përgjegjësinë sot? Duhet të ngrihet një grup i përbashkët pune për tu bërë një bilanc i dëmeve. Një hetim i plotë mbi lejen, kolaudimin, standardet e ndërtimit, cilësitë e punimit. S’mund të presim për viktima për të kuptuar se cfarë nuk shkon”, tha ndër të tjera Tabaku.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim! Shtyhen 3 interpelanca me Nufin, Kumbaron e Koçiun











