Zjarrvënësi i paguar për të djegur makinat e ish-deputetëve dhe biznesmenëve në Elbasan (FOTO)

Zjarrvënësi i paguar për të djegur makinat e ish-deputetëve dhe biznesmenëve në Elbasan (FOTO)

Një 38-vjeçar i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Elbasanit për djegien e dy makinave të parkuara pranë godinës së policisë, rezulton të jetë një zjarrvënës me pagesë nga persona të tjerë, për zbulimin e të cilëve policia është duke hetuar.

Mario Toci, i cili ka edhe një emër të dytë, Eglantin, u arrestua nga policia pasi u zbulua nga kamerat e sigurisë teksa dogji dy makina pranë Policisë së Elbasanit. Më tej nga hetimet u mësua se ai është autor i djegies së 6 makinave të tjera, të gjitha ngjarje të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Gazetari i Report Tv, raporton se makinat e djegura janë në pronësi të një ish-deputeti dhe disa biznesmenëve në qytetin e Elbasanit.

Konkretisht, më 9.4 2019, është djegur makina e ish deputetit Hamir Kosta: Më 14.2.2019 është djegue makina e biznesmenit Engjëll Zhidro, më 12.2 2019 i është vënë flaka makinës së pronarit të disa pikave të basteve Ledjon Aliçka, më tej automjetet e Marko Tahirllarit, Aleksandër Ymerit dhe Vasil Bodinit, të gjithë banorë të qytetit të Elbasanit.

38-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se është paguar nga persona të ndryshëm për të kryer djegien e makinave.

Makinat e djegura tek Policia e Elbasanit

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piromani: 17/04/2019 15:15

    Digjani b*then tani elbasanlliut me vajguri,,,se sapunin do ket shoqe tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja