Tentativa për t'u regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness pati sukses. Në Austri, banorët e qytetit të Lustenau ndezën zjarrin e kontrolluar, më të lartin në botë, plot 60.64 m.

Përgjatë tre muajve të fundit, banorët vendas ngritën një kullë 58.6 metra të lartë, dy metër më të lartë se kisha e qytetit, për të cilën u desh të përdoreshin 100 ton dru.  Ata i vunë asaj flakën natën e një feste tradicionale, njohur si “Nata e Shkendijave”, gjë që e shndërroi në hi, brenda gjysmë ore, kullën e drunjtë.

Rekordi i mëparshëm i zjarrit më të madh të kontrolluar, ishte regjistruar në vitin 2016 dhe mbahej nga Norvegjia me zjarrin 47 metra të lartë, por 13 metra më të vogël se ai i Lustenau.

Projekti ambicioz dhe aventuresk, kishte shkaktuar një debat të madh në javët e fundit, pasi për ambjentalistet, ai ishte tërësisht i gabuar dhe një sinjal i keq në këtë kohë ndryshimesh të forta klimaterike. Për ta, projekti nuk ka të bëjë me traditën apo Rekordin Guinness, por me gjigandomaninë.

Përgatiti Ilir Çuçi