Zlatan Ibrahimovic shprehet se mund të fitojë Champions League me PSG këtë edicion. “Pranova ofertën për të luajtur në Francë, pasi kam besim të plotë që Paris SG mund të fitonte Champions League.
Parisi ka krijuar një ekip që mund të mposhtë këdo. Mendoj se kampionati francez gjithashtu do të bëhet më i bukur, emocionues dhe do të rritet niveli” u shpreh Ibrahimovic. Ibra, pavarësisht se ka luajtur me Barcelonën, Milanin, Interin dhe Juventusin, pa harruar edhe Ajaksin nuk e ka fituar Champions League-n. Në fund të intervistës për mediat franceze sulmuesi ka folur edhe për Milanin duke theskuar se "Milani i përket të kaluarës sime, pasi tani jam pjesë e PSG, por mund të themë që nuk ruaj asnjë inat me kuqezinjtë"përfundon Ibra.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com