Zoi Xoxa: Visarion Xhuvani donte
vetëm kreun, zullumet e egos së tij

Zoi Xoxa: Visarion Xhuvani donte<br />vetëm kreun, zullumet e egos së tij
Gjithë përgatitjet për Kongresin e Korçës ku u sanksionua autoqefalia. Projektstatuti që u aprovua me një zë nga Kongresi dhe u dekretua nga mbreti, më 14 gusht 1929 duke u kthyer në ligj shtetëror...

Kongresi i Korçës: Sanksionimi i Autoqefalisë
Në meshën sinodale, që u bë të nesërmen në kishën e Shën Gjergjit, Imzot Viktori nuk mori pjesë. Pikërisht në këtë kohë, vetura e Visarionit po e përcillte gjer në kufi.
Visarioni, sipas natyrës së tij, i mori të gjitha masat që Kongresi të dilte sa më madhështor. Gjeneral Gilhardi erdhi nga Tirana, për inaugurimin e Kongresit, si përfaqësues i mbretit dhe Vasil Bidoshi si përfaqësues i qeverisë.

Korçarët e dinë hyrjen e madhe që ndodhet në katin e dytë të Mitropolisë. Në këtë hyrje u mbajt Kongresi. Në krye, afër dritares së madhe të ballkonit, ishte vendosur një tryezë e madhe për kryesinë; në të dy anët e tryezës disa kolltukë për peshkopët, një tryezë e vogël për sekretarin, vend për gazetarët dhe për publikun dhe, në mes, karriget për kongresistët.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit