Tërmeti i orëve të para të mëngjesit në zonën e Fierit i cili është ndjerë deri në afërsi të Tiranës është i disati në radhë i regjistruar përgjatë dy javëve të fundit.

Lëkundjet e tërmeteve, në fakt janë ndjerë në qytete të ndryshme të vendit, edhe në ditët e mëparshme. Kronologjia e lëkundjeve sizmike, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Sizmiologjisë, tregon se ka pasur lëkundje të shpeshta përgjatë 15 ditëve të fundit në zona të ndryshme të vendit.

Lëkundje janë regjistruar në Fier, Zharrëz e Marinëz, Vlorë, në Lukovë, Cerrik, Belsh, Delvinë (shiko tabelen me poshte).

Siç evidentohet edhe nga të dhënat e Institutit, zona e Jugut ka qenë më e prekura nga lëkundjet sizmike, nga Fieri deri në rajonin e Gjirokastrës.  

Siç ka konfirmuar edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në zonën e rreth Marinzës ku edhe kryhen operacione hidrokarbure janë instaluar me mbështetjen financiare të kompanisë operuese dy matës sizmike. Këto pajisje prej muajsh tashmë regjistrojnë çdo lëkundje në zonat përreth dhe ofrojnë një bazë shumë të mirë të dhënash për Institutin Sizmilogjik për të përcaktuar edhe shkakun e tyre.

Ky Institut duhet të prodhojë çdo muaj raporte mbi lëkundjet në zonë duke evidentuar shkaqet dhe origjinën e tyre, por ende asnjë i tillë nuk është bërë publik.  

Ndërkohë, operacionet për kërkimin dhe prodhimin e naftës arrijnë një thellësi maksimale deri në 1.3-.1.4 km, nivel ky ndjeshëm më i lartë se thellësia e tërmeteve regjistruar në rajonet e Jugut të vendit.
 
Kronologjia e lekundjeve sizmike      
 
1)      Data: 19/12/2016
Ora: 00:19:48
M=4
Place: 1 km JP Sheqishte, 2 km VP Zharrez, 3.8 km P Marinez (Fier)
40.71° N, 19.63° E
Thellësia: 2.9 KM
 
2)      Data: 18/12/2016
Ora: 00:54:24
M=2.6
Place: 9km P Gjirokaster
40.05° N, 20° E
Thellësia: 7 KM
 
3)      Data: 18/12/2016
Ora: 00:52:00
M=2.1
Place: 3km V-L Marinze, Fier
40.75° N, 19.96° E
Thellësia: 2 KM
 
4)      Data: 17/12/2016
Ora: 22:14:24
M=2.9
Place: 8 Km V Delvine, 8 Km J-P Gjirokaster
40.01° N, 20.05° E
Thellësia: 1 KM
 
5)      Data: 17/12/2016
Ora: 16:39:36
M=4.2
Place: 6 Km L Lukove, 16 Km V Sarande
40.02° N, 19.98° E
Thellësia: 2 KM
 
6)      Data: 16/12/2016
Ora: 00:58:09
M=2.9
Place: Vergo, 11 Km V-P Delvine
40° N, 19.99° E
Thellësia: 1 KM
 
7)      Data: 15/12/2016
Ora: 19:25:08
M=2.3
Place: 10 Km V-L Fier
40.767° N, 19.6707° E
Thellësia: 1 KM
 
8)      Data: 14/12/2016
Ora: 16:03:01
M=2.7
Place: 1 Km P Zharrez
40.71° N, 19.64° E
Thellësia: 2.5 KM
 
9)      Data: 13/12/2016
Ora: 21:14:25
M=3.5
Place: 2 Km J-L Roskovec
40.72° N, 19.72° E
Thellësia: 1 KM
 
10)   Data: 11/12/2016
Ora: 18:59:56
M=2.7
Place: 1.57 Km VP Marinez, Fier
40.742° N, 19.66° E
Thellësia: 1.24 KM
 
11)   Data: 10/12/2016
Ora: 23:02:11
M=2.5
Place: 6 Km Veri Delvine
40.01° N, 20.04° E
Thellësia: 5 KM
 
12)   Data: 09/12/2016
Ora: 17:25:45
M=2.9
Place: 7km V-L Lukove
40.01° N, 20° E
Thellësia: 3 KM
 
13)   Data: 09/12/2016
Ora: 08:23:22
M=3.4
Place: 1.7 km L Zharrez, Fier
40.715° N, 19.665° E
Thellësia: 2.5 KM
 
14)   Data: 09/12/2016
Ora: 01:55:39
M=2.4
Place: 6 Km J Cerrik, 6 Km L Belsh
40.98° N, 19.97° E
Thellësia: 1 KM
 
15)   Data: 04/12/2016
Ora: 15:19:16
M=2.6
Place: 17 km Perendim Vlora
40.47° N, 19.3° E
Thellësia: 1 KM
 
16)   Data: 04/12/2016
Ora: 04:34:44
M=2.8
Place: 16 km Perendim Vlora
40.43° N, 19.27° E
Thellësia: 4 KM
 
17)   Data: 04/12/2016
Ora: 04:32:49
M=2.7
Place: 15 km Perendim Vlora
40.44° N, 19.29° E
Thellësia: 3 KM

harta e termeteve
(Harta e tërmeteve dy javët e fundit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com