Pak muaj pas krijimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Ministri i Mjedisit Lefter Koka është shprehur këtë të enjte gjatë prezantimit të “ Programit strategjik të Zonave të Mbrojtura për 2016-2020”, se po hartohet Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura.
“Ne po përgatisim Ligjin e Ri të Zonave të Mbrotjura, i cili do të udhëhiqet nga parimi “Përdoruesi Paguan”. Përgatitja e ligjit fokusohet në dy aspekte kryesore: të sanksionojë me ligj, autonominë financiare të menaxhimit të këtyre zonave dhe të ardhurat e gjeneruara të shkojnë në masën 100% në zhvillimin e këtyre zonave”, tha Koka.
Sa i përket Programit Strategjik katërvjeçar, Koka u shpreh se ai do të sjellë një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura. “Vetëm 7 muaj më parë qeveria shqiptare vendosi të krijonte Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Me ngritjen e saj u konkretizua kështu vizioni, politika dhe vullneti i Ministrisë së Mjedisit, për të ngritur në një tjetër nivel menaxhimi këto zona . Kjo konferencë vjen vetëm pak ditë, pas publikimit të Progres Raportit 2015 ku u konstatua progres shumë më pozitiv në sektorin e mjedisit dhe mbrotjes së natyrës, krahasuar me atë të 1 viti më parë,” vijoi Ministri i Mjedisit.
Po ashtu ministri kërkoi edhe mbështetjen e donatorëve për moratoriumin 10- vjecar të pyjeve.
Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit Eduard Shalsi ka mbështetur krijimin e AKZM-së dhe nismat e ndërmarra nga Ministria e Mjedisit.
Sakaq Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe të Informacionit në Delegacionin Europian në Shqipëri, Jan Rudolph ndërsa solli në vëmendje projektin “Natura 2000” për të cilin BE dhe Cooperazione Italiana kanë financuar rreth 4 milionë Euro, tha se projekti në fjalë do të jetë mbrotjës dhe garantues i zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri për zonat e mbrojtura.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com