Zonat erotike të femrës

Zonat erotike të femrës
Cilat janë zonat erotike të femrës të cilët e bëjnë atë të mos i rezistojë përkëdheljve?

Cdo mashkull do të ishte i interesuar ta dinte në mënyrë që ta bëjë femrën që ka përkrah të ndihet sa më mirë. Ja disa nga nga sekretet.

Buzët- Femrat e adhurojnë të puthen por puthje e vërtetë është ajo që të “zë” frymën. Për të aktivizuar të gjitha mbaresat nervore të buzëve duhet ti përkëdhelni me majat e gishtave. Puthjet kanë një fuqi të madhe erotike, mjafton të mendoni që goja është shumë e ndjeshme ndaj temperaturave sesa të prekurit me duar.
 
Qafa- Duke lëvizur flokët ne zbulojmë një zonë tmerrësisht të ndjeshme. Qafa mund të përkëdhelet, të puthet dhe reaksioni është ai i kënaqësisë dhe emocionit.
 
Veshët- Ekzistojnë shumë mënyra për të ngacmuar veshët dhe për ti stimuluar ato. Ka femra të cilat duan të ndjejnë gjuhën e mashkullit brenda veshit të tyre. Filloni duke eksploruar lëkurën e pjesës së jashtme të veshit në mënyrë që ta bëni partneren të ndjehet mirë.
 
Flokët- Sa herë ju kanë ofruar një masazh në kokë kur keni qenë në parukeri për të harruar të gjitha problemet e ditës? Nuk ka asgjë më sensuale, por mësoni ta bëni diçka të tillë pa e stresuar femrën.
 
Dëgjimi- Nuk është ekzaktëisht një zonë por është e nevojshme të ngacmohet personi për të stimuluar dëgjimin. Bëhet fjalë për të përshpëritur fjalë të ëmbka dhe erotike në veshin e partneres tuaj.
 
Gjoksi- Zona më e shkëlqyer erotike. Gjoksi meriton të eksplorohet në mënyrën më krijuese dhe të larmishme.
 
Barku- përkëdhelje dhe puthje të ëmbla për pjesën e barkut. Barku është mjaft i ndjeshëm dhe i aftë për të stimuluar ndjenja të cilat prekin në shpirt.
 
Të pasmet, shpina, kofshët, gjuri, kaviljet, këmbët, gjithashtu janë pjesë mjaft të ndjeshme të femrës.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha