Zonja ambasadore, kur gjërat maten me vlerën e jetës, e humbasin peshën dhe rëndësinë

Zonja ambasadore, kur gjërat maten me vlerën e jetës, e humbasin peshën dhe rëndësinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim ka postuar në orët e fundit një mesazh sfidues ndaj Kinës, në vijim të një deklarate të Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken për të njëjtën temë. Në kushte e rrethana të tjera, një postim i tillë i zonjës Kim do të ngjante thjesht si një paralajmërim rutinë ndaj Kinës, si ato që administrata Trump ka prodhuar thuajse çdo javë në katër vitet e shkuara.

Por kur dihet se Shqipëria ndodhet këto orë në një kërkim të dëshpëruar për vaksina kundër pandemisë së Covid që e ka goditur gjithnjë e më seriozisht vendin tonë, ky postim i ambasadores ngjan si një paralajmërim i kriptuar për përpjekjet që thuhet se po bëhen këto orë nga qeveria jonë, si shumë vende të tjera evropiane, për të gjetur vaksina alternative, ndaj atyre të prodhuara në vendet perëndimore.

Juri Kim dhe SHBA kanë gjithë të drejtën e tyre të mbrojnë interesat dhe tregun e madh amerikan nga mallrat kineze, ashtu si edhe vendet e punës në SHBA, nga kostot e ulëta të prodhimit që ofron tregu gjigand kinez. Këto dhe të tjera çështje, që kanë të bëjnë edhe më sigurinë e garën e zonave të influencës në zonën e Paqësorit e më gjerë, janë normalisht në optikën dhe shqetësimin e një fuqie globale si Shtetet e Bashkuara. Në këtë përplasje gjigandësh edhe Shqipëria e vogël do të duhej të mbante pozicionin e saj modest si anëtare e NATO-s dhe aleate e SHBA.

Por nëse mesazhi i fundit i ambasadores Kim përfshin në një mënyrë a një tjetër edhe garën aktuale botërore për vaksina, ky do të ishte një gjest jo mbështetës dhe pozitiv për shqiptarët. Prej muajsh qeveria e jonë është pozicionuar fort në fokusin për të thithur dhe përdorur vetëm vaksina të prodhuara në vendet perëndimore. Ka qenë një sakrificë me kosto për jetët e shqiptareve, por që respektonte angazhimet strategjike të vendit tonë në një kontinent si Evropa dhe në një rreshtim shtetesh perëndimore që ndajnë vlera dhe aspirata të përbashkëta.

Por vetë pandemia dhe mungesa therëse e vaksinave, duket se ka shbërë shumë nga ky angazhim i Shqipërisë, duke e kthyer atë në një pozicionim të njëanshëm, që nuk gjeti përgjigjen e vendeve të BE apo edhe të SHBA. Në kushtet kur vende si Kanadaja kanë porositur pesefishin e vaksinave që ju duhen, në kushtet kur administrata e re Biden po kërkon të bllokojë daljen jashtë të vaksinave që prodhohen në tokën amerikane, apo kur vendet evropiane janë në kaos total sa i përket shpërndarjes dhe aplikimit të vaksinave në popullatat e tyre – çfarë mund të bëjë një vend i varfër dhe i dobët si Shqipëria?!

Covid 19 e vuri botën përballë sfidës së jetës. Dhe kur gjërat krahasohen me vlerën e jetës, në rastin më të mirë relativizohen. Në të dalë të dimrit, edhe në shqiptarët, që kemi marrë deri më sot tre apo katër çanta shpine me vaksina Pfizer, kemi të drejtën të shohim rrotull për zgjidhje të tjera.

Rivaliteti SHBA-Kinë nuk preket askund nga fakti nëse ne shqiptarët, ashtu si hungarezët, sllovakët, serbët, turqit apo nesër edhe gjermanët e italianët, i hapin derën vaksinave lindore. Ka vend dhe kohë plot, për ta treguar besnikërinë tonë ndaj Perëndimit. Të dalim një herë gjallë nga kjo e keqe e madhe që na ka mbyllur brenda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 06/03/2021 07:42

    Shqiperia nuk ka pse pret me as Ameriken as Europen, behet fjale per jete njerzish jo per politike., edhe ne lufte armikun e shpeton nga vdekja kur nuk te sulmon, kina nuk ka asnj armiqesi me shqiperine,prandaj cuditem pse ajo nuk i ka afruar popullit tone 3 mln doza ( ose ne nuk e dim) qe per te s jane asgje. Politik me jete njerzish nuk behet Rama duhet te kerkoj nga te gjitha rruget, ne bem tonen Amerika dhe europa ne kete rast - jo.

    Përgjigju
  • LORA: 05/03/2021 23:16

    Mendoj se deklarata e Sekretarit te Shtetit Blinken,ne administraten e re te DASH, do te kuptohet me mire ne ditet qe vijne,,,,por kjo deklarate nuk ka te beje fare-fare me zgjedhjen e vaksines Anti-Covid nga shtetet e ndryshme. Sic duket Kina po tenton te ndryshoje rendin boteror.

    Përgjigju
  • Lame: 05/03/2021 22:43

    Shqiperia e deshperuar per vaksina?! Merri mbrapsht o zoteri. Sa te kemi Ramen vaksinat as nuk do kemi e as na mbarohen. Po ajo menxyra tjeter qe ka shkruar, Shqiperia e varfer dhe e dobet?! Ku jeton ti mo zoteri! Ne te varfer, me 5 kafe-bare per person, me 100 rrenje kanabis per person, e me gjithe ato biznese te pastra te drograve te forta anembane botes??? Po ca flet ore, po vetem dje e sot dhame 200 mil euro koncension. Nejse. Me sa merret vesh ku e ke hallin zotrote eshte qe meqe po shterngojme breke e dhembe per te mbijetuar ndaj kovidit, ishalla SHABA ve doren ne zemer e na con nje 2 melon vaksina per fushate. I doni para apo pas zgjedhjeve? Sidoqofte mbase deri ne prill nuk do kemi nevoje se deri atehere do e kemi kaluar te tere virusin dhe kesisoj me mire vaksinat tona tua cojne dhurate afrikes.

    Përgjigju
    • titi: 06/03/2021 08:40

      Sa mire qe e ke thene. Keta na pandehin leshko te gjitheve ne

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë