Ashtu sikurse edhe herë të tjera, edhe ditën e sotme Zonja Tefta kishte një mik të ftuar në kuzhinën e saj. Këtë herë në ”Rreze Dielli” ishte Brunilda Paskali, ish-nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Siç tregon edhe vetë Brunilda, ndonëse nuk ka shumë kohë për shkak të angazhimeve politike, gjithsesi gatimi për të është një moment relaksi dhe kënaqësie.
/Shqiptarja.com
Ajo na solli sot “aromë deti” duke zgjedhur të na sillte sot një recetë nga mamaja e saj: Peshk koce me perime.
Një recetë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe nën kujdesin e Brunildës dhe Zonjës Tefta pa dyshim që përfundimi do të jetë edhe një gatim shumë i shijshëm.
[gallery]24226[/gallery]
Këtë herë në kuzhinën e Zonjës Tefta, veç recetës së mysafires, u përgatit dhe një ëmbëlsirë. Zonja Tefta na tregoi se si të bëjmë Mousse me çokollatë.
E ndërsa koha kaloi pa u ndjerë për tre zonjat, sot ato na dhanë dy ide më shumë për të servirur në tryezat tona.

FOTO










