Zonja Tefta e Report Tv tregon
ditën e takimit me nusen: U shastisa 

Zonja Tefta e Report Tv tregon<br />ditën e takimit me nusen: U shastisa 
Zonja Tefta, ka hequr përparësen e kuzhinës, për të na rrëfyer rrugëtimin e saj si vjehrra e themelueses së kompanisë së modelingun “Grace Models”.
 
 Një marrëdhënie shumë larg atyre që ne shpesh kemi dëgjuar për raportin “nuse e vjehërr”, Zonja Tefta e cila drejton një emision kuzhine në Report Tv ka treguar se shkon jashtëzakonisht shumë mirë me nusen e saj. Ajo thotë se ka mbetur e shastisur nga bukuria e saj teksa e ka parë për herë të parë.
 
“Që ditën e parë që e kam njohur, më mahniti me pamjen e saj. Ishte një takim rastësor. Unë kaloja në rrugë dhe shoh edhe këta të dy. Sigurisht, djali ma prezantoi, por për momentin ndenja si e shastisur…. Kur vjen Iliri në shtëpi dhe më pyet si m’u duk Greissi, i thashë: “Nuk kam fjalë, e ke zgjedhur si duhet…”, shprehet Zonja Tefta.
 
Por për Zonja Teftën, nusja e saj nuk është thjesht e bukur në pamje të parë por edhe në shpirt. Pavarësisht angazhimeve të shumta të Greissit Petroviҫ, Trefta tregon se është shumë ajo një nuse shumë e rregullt.
 
“Vlerësoj më shumë shpirtin e saj, është një vajzë me një shpirt të bukur, siҫ ka edhe pamjen” , tregon Zonja Tefta. 
 
Nga ana tjetër, edhe themeluesja e kompanisë së modelingut, Greissi shprehet se është shumë e kënaqur që jeton së bashku me vjehrrën e saj.
 
“Kur Iliri më tha që jetoj me nënën time, për mua nuk ishte aspak problem, përkundrazi. Unë nuk jam rritur në familjen time me frymën se vjehrra është ‘obobo’, madje është kënaqësi të jetosh me të…”, shprehet Greissi. 

tefta
(Zonja Tefta me nusen e saj)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal