Zonja Topi mesazh lamtumire:
Mirënjohje për mbështetjen

Zonja Topi mesazh lamtumire:<br />Mirënjohje për mbështetjen
TIRANE- Zonja e Parë në largim Teuta Topi përcolli sot në media një mesazh lamtumire ku shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës 5 vjeçare në krah të presidentit Topi.

Zonja Topi tregon se në këto pesë vite është njohur me grupe të ndryshme, personalitete të njohura dhe mbështetja e njerëzve e ka ndihmuar për të përballuar pengesat që ka hasur dhe për tu bërë të ndihet mirë.

"Por misioni im nuk mbaron ketu, ai do te vazhdoje, dhe shpresoj qe kete bashkepunim ne te mundemi qe ta forcojme me tej ne te ardhmen.  Duke ju falenderuar edhe nje here, ju uroj gjithe te mirat dhe suksese ne misionin tuaj fisnik dhe human."- mbyll mesazhin e saj zonja Topi.

MESAZHI I ZONJES TOPI
Te nderuar Miq !

Sot po ju shkruaj disa rreshta, per t'ju shprehur gjithe falenderimet e mia me te sinqerta, per besimin, mbeshtetjen dhe bashkepunimin qe me keni ofruar ne keto pese vite.

JU bete te mundur qe une te isha akoma me aktive ne misionin tim. Keto pese vite, per mua, kane qene teper te vecanta, pasi pervec puneve te ndryshme, une pata privilegjin te takohem dhe te njihem me grupe te ndryshme moshash dhe interesi, me grupe te ndryshme sociale, me njerez te shquar dhe te respektuar ne fushat dhe ne profesionet e tyre. Ishte ndihma dhe mbeshtetja JUAJ qe me beri te ndihem mire, e plotesuar dhe te mos ndihem kurre vetem.
Ne kete fund mandati une ndjehem e qete, pasi u mundova te jap gjithcka te mire nga vetja ime, te mos shkeputem asnje moment nga njerezit e thjeshte dhe ata ne nevoje.
Gjate kesaj periudhe relativisht jo te shkurter, jam ndeshur edhe me pengesa e veshtiresi te natyrave te ndryshme, te cilat kam patur fatin t'i perballoj me ndihmen dhe me mbeshtetjen tuaj dhe te shume miqve te tjere. Per kete une ju jam mirenjohese.Por misioni im nuk mbaron ketu, ai do te vazhdoje, dhe shpresoj qe kete bashkepunim ne te mundemi qe ta forcojme me tej ne te ardhmen.  Duke ju falenderuar edhe nje here, ju uroj gjithe te mirat dhe suksese ne misionin tuaj fisnik dhe human.
Me respekt
Teuta Topi

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë