Një trokitje në derën e drunjtë dhe dy zonja që përshëndeten ngrohtë me njëra-tjetrën. Shtëpia ndodhet në lagjen ‘Kala’ në Elbasan, qytetin që e feston Ditën e Verës në një mënyrë krejt të veçantë.
Të dyja i drejtohen kuzhinës për të gatuar ëmbëlsirën tradicionale të Ditës së Verës.
“Jam Nebi. Ndodhemi në lagjen ‘Kala’ në një shtëpi tradicionale të z. Petrit Isufi. Kemi ardhur këtu që të pëgatisim ballokumet e Ditës së Verës bashkë me vajzën e z. Petrit, Kristinën dhe mbesën tonë”, prezantohet njëra prej zonjave.
Menjëherë, të tria i përvishen punës. Tretin gjalpin që e lënë të ftohet paksa në një enë bakri para se të vijojnë me hapin e radhës.
Si fillim marrim 1 kile sheqer. Janë 7 kokrra vezë. Do t’i rrahim. Çdo vezë nga 5 minuta, do të hidhen një e nga një. Ky është sekreti. Tani do të fillojmë të hedhim miellin e misrit pak e nga pak”, thotë Nebi duke zbuluar një prej sekreteve të recetës së ballokumes.
“Sekreti i ballokumes është hiri. Marrim hi të pastër, e ziejmë me ujë, e lëmë disa orë të kullojë mirë dhe i fusim 3 lugë me hi”, shton Nebi ndërsa më pas në një tepsi të madhe vendosen topthat e verdhë të ballokumes, gati për t’u pjekur.
“Stufa duhet të ndizet 10 minuta para deri në 175-180 gradë dhe do të piqen për 30 minuta. Pasi t’i nxjerrim nga pjekja, do t’i lëmë çerek ore sa të ftohen”, shpjegon Nebi.
Sapo ballokumet tashmë të pjekura dhe tamam si një disk dalin nga furra dhe ftohen, vogëlushja nuk u reziston dhe provon menjëherë një prej tyre.
“Gëzuar Ditën e Verës! Ardhtë një verë plot shëndet e begati për të gjithë!”, uron Nebi.
Videoja është ndarë në rrjetet sociale të kryeministrit Rama: “Mirëmëngjes, dhe nga qyteti që na sjell verën, ju uroj një fundjavë plot diell!”, shkruan ai krah postimit.
P.J/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.7%
-
Të gabuar
39.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2576
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Festë që ka mbijetuar përtej shekujve, sjelltë gëzim e optimizëm në çdo familje!
14 Mars, 08:53
-
Sot Dita e Verës/ Ballokume, verore dhe festime në çdo qytet të Shqipërisë, Elbasani mbetet ‘shpirti’ i festës
14 Mars, 07:18
-
Nesër Dita e Verës, Elbasani nis festimet, qytetarë të shumtë në shesh për të ndjekur koncertin (PAMJE ME DRON)
13 Mars, 22:56
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Rama i mbylli derën drejtësisë
13 Mars, 19:44
-
Ilir Demalia: Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash
13 Mars, 19:39
-
Policia e kallëzoi sërish, reagon Lapaj: Është hera e 6-të, po më përndjek politikisht! Në total 14 vepra penale
13 Mars, 18:58
-
Dita e Verës në Elbasan, jo të gjitha traditat e lashta po ruhen! Studiuesi: Djali duhet të shkelë i pari në pragun e shtëpisë
13 Mars, 18:45
-
Dita e Verës/ Për herë të parë në Elbasan hapet panairi i bujqësisë! Kryebashkiaku Llatja: Interes i shtuar për traditën dhe kulinarinë tonë
13 Mars, 18:05
-
Nesër Dita e Verës, Tirana nis festën që sonte me gatime, verore e përqafime! Bashkia: 50 aktivitete për çdo moshë në çdo cep të kryeqytetit
13 Mars, 17:47
-
PS nuk lëshoi Ballukun, avokati: Veprim politik i paralajmëruar! SPAK të përshpejtojë hetimet, ndërkombëtarët s’do ta falin refuzimin
13 Mars, 17:29
-
Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë vlerëson kryeministrin Edi Rama për transformimin e Tiranës, RIBA: Riktheu hapësirat publike dhe shtoi zonat e gjelbra
13 Mars, 17:01
-
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, Rama: Mbrojtja jonë është spektakolare, parlamenti s’është përfshirë për arsye banale
13 Mars, 14:05