BRITANI- Rita Ora, Annie Lennox, Doreen Lawrence dhe Emma Thompson nuk janë vetëm gra të suksesshme në fushën ku operojnë. Ato janë përzgjedhur nga kompania “M&S” për fushatën më të fundit promocionale. Më 31 mars do të lançohet kjo fushatë e re “Zonjat drejtuese”, ku përfshihen gra britanike të suksesshme me prejardhje dhe profesione të ndryshme.
 
Fotot e realizuara nga fotografi Annie Leibovitz për fushatën SS14, kanë si protagoniste këngëtaren shqiptare Rita Ora, aktoren Emma Thompson, supermodelen Alek Wek, projektuesen Lulu Kennedy, kuzhinieren Rachel Khoo, dhe inxhinieren Roma Agrawal.
 
Ky fushatë promocionale e cila do të lançohet më 31 mars, grupi i fundit i "Zonja drejtuese” përfshin femrat britanikë me prejardhje dhe profesione të ndryshme, të cilat i bashkon stili personal dhe arritjet frymëzuese.
 
"Nëse diçka bëhet me përkushtim vetëmohues, nëse dhuntitë përdoren ashtu si duhet apo bëhen me kreativitet, atëherë çdo grua është unike dhe isnpiruse në mënyrën e saj”, është mesazhi që përcjell kjo fushatë.
 
Një zëdhënës i “M&S” tha se “Fushata SS14 është një manifestimin i stilit dhe arritjeve”.
 
"Këto Zonja drejtuese, dinamike, përfaqësojnë gratë unike dhe të ndryshme të një Britanie moderne. Ata bashkohen sa i takon arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, por padyshim kanë diferencat e tyre.
 
“Marks & Spencer” është një markë e demokratike e cila është relevante për gratë e të gjitha moshave dhe stileve të jetesës, ndaj është e natyrshme për “M&S” që të manifestojë fushatën e re me gratë drejtuese në këtë mënyrë.

fushata e M&S
(Foto nga e majta: Projektuesja Lulu Kennedy, kuzhinierja Rachel Khoo, modelja Alek Wek, këngëtarja Rita Ora, aktorja Emma Thompson, këngëtarja Annie Lennox dhe Doreen Lawrence)

fushata m&S
fushata m&S
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)