/ ATSH - Në kuadër të proçesit për përmirësimin e Ligjit për Sportin, nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar si një nga palët e interesit, ka ftuar Zoran Verovnik nga Ministria e Arsimit dhe Sportit te Sllovenisë, i cili ka ofruar konsulencën e tij në këtë fushë dhe eksperiencën Sllovene sa i përket legjislacionit sportiv.
Verovnik u ftua nga KOKSH për të dhënë ndihme ligjore në lidhje me draftin e propozuar për ndryshimet në " Ligjin për Sportin" .
Në zyrat e KOKSH është zhvilluar edhe takimi i përbashkët i mdisi Veronik, anëtareve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, anetarëve të KAS, ekspertëve të fushës së ligjeve, dhe ekspertëve të antidopingingut.
Zoran Verovnik gjatë takimit me anetaret te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH
Gjatë këtij takimi janë diskutuar mjaft pyetje dhe argumenta për çeshtje të ndryshme që ligji afekton.
Verovnik në vizitën e tij dy ditore ka zhvilluar takime me Komitetin Ekzekutiv të Koksh, përfaqësues të MAS Drejtorinë e Sporteve, Grupin e Punës së Ligjit, Universitetin e Sporteve si dhe me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Pas takimeve dhe bisedave që Verovnik ka realizuar përgjatë dy ditëve, gjatë konferencës për shtyp Verovnik përveç të tjerash ai u shpreh se duhet ndërtuar një paketë e plotë ligjore mbështetur në një plan kombëtar shumvjeëar për zhvillimin e sportit në mënyrë që ligji të mund të konsiderohet 100% funksional, pasi aktualisht drafti i paraqitur ka mangësi dhe nuk është në nivelet e ligjit për Sportin të një vendi demokratik dhe pjesë e BE-së.
Nga ana tjetër Viron Bezhani Presidenti I KOKSH, u shpreh i kënaqur që në çështjen e Ligjit të ri për Sportin tanimë janë bashkë si partnerë që do të kontribuojnë në përmirësimin e tij.
Sakaq, Vladimir Gjonaj, Drejtor i Sporteve prane MAS u shpreh se sygjerimet dhe këshillimet e Verovnik ishin gjetur me vend dhe do të merren parasysh ne proçesin e përmirësimit të ligjit.
Edhe deputeti, Fidel Ylli, njëkohësisht Anëtar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik shprehu dhe një herë mbështetjen dhe garancinë se drafti i Ligjit për Sportin do të marrë parasysh sygjerimet e bëra, dhe ligji që do kalojë me miratimin e gjithë palëve në Parlament, do të kontribuojë në zhvillimin e Sportit në vend.
/Shqiptarja.com