Zoti Kryeministër ma besoni mua drejtimin e Ministrisë së Punës! Dhe për 10 muaj kjo ministri do të kishte transformuar jetën e mijëra e mijëra njerëzve të varfër e të zhytur në borxhe. Nuk do të kishte kurrsesi shpenzime sociale, lëmoshë sociale, dembelizëm social, parazitizëm social, hordhek social, degjenerim social, dhe korrupsion social. Do të kishte thjesht investime sociale, nëpërmjet një fondi të vetëm, i cili të menaxhohej nga një institucion i vetëm, i varur nga ministria e Punës, dhe i kontrolluar dhe i verifikuar në transparencë maksimale, nga të gjitha institucionet e mundshme, duke filluar që nga pushteti lokal. Kështu në këtë rast nuk do të kishim shpërndarjen e pandershme dhe në shumë raste të korruptuar të ndihmës sociale nga këshilltarët e komunave dhe bashkive të cilët më parë ia japin ndihmën sociale “mikut të mikut të mikut”, pajisur me benz mercedes, etj, “mirëdina”, sesa t’i japin hallexhiut i cili ka nevojë “si i vorfni copën”. Verifi koni listat e ndihmës sociale në çdo komunë dhe bashki dhe keni për të parë faktet më të thekura të pashpirtësisë dhe pangopësisë që Korrupsioni Laraman, me të gjitha ngjyrat i laramanuar, ka parashikuar për fatin e drejtësisë sociale në Shqipëri. Ç’ka do të thotë investime sociale? Investime sociale janë të gjithë ato projekte të cilat synojnë ngritjen finaciare dhe ekonomike, nëpërmjet punës, të familjeve të varfëra. Keni shumë shembuj në vendet perëndimore, psh, në SHBA, por edhe në vende të tjera, shembuj tipike dhe ilustrative sesi mund të funksionojë skema e ndihmës sociale, nëpërmjet projekteve të punës në komunitet, nëpërmjet formimit profesional, apo nëpërmjet punës në shtëpi.
1. Shembull: Një person dhe shumë persona, mund të bëhen pjesë e aksionit të pastrimit të territorit. Në çdo fshat dhe në çdo lagje qyteti. Nuk do të kishim qese plastmasi në asnjë qoshe të Shqipërisë. Qeset e plastmasit do të grumbulloheshin për riciklim, nga ku do të dilte rroga e tyre sociale nëpërmjet punës sociale.
2. Shembull: Familje të tëra do të angazhoheshin në grumbullimin e mbeturinave drusore, dhe bimore kalorifike, si psh tallazh, copa drunjsh që kalben kot në terren, shkurre nga krasitja e pemëve, etj, të cilat krejt kollaj do të përdoreshin si lëndë e parë për kaldajat e ngrohjes së shkollave në dimër, apo për ngrohjen me kaldaja të ndërtesave të tjera publike. Ja, pra, ku doli dhe rroga sociale për punën sociale.
3. Shembull: Mbjellja e bimëve aromatike dhe medicinale në ballkonet dhe tarracat e shtëpive, në kopshtet e tyre etj. Shteti familjeve të varfra duhet t’u garantonte blerjen për një periudhë kohë të këtyre produkteve, si dhe rishitjen te kompani të interesuara për këto produkte. (Borzilok, sedano, majdanoz, sherebelë, etj, do të ishin disa prej bimëve). Në këtë mënyrë, ambjenti do të ishte më me oksigjen, si dhe nga shitja e këtyre produkteve do të kishim të përftuara pagat sociale në punën sociale.
Shumë shembuj të tjerë do të rreshtoheshin dhe do të konkretizoheshin, nëse në krye të kësaj ministrie do të ishte një njeri vizionar, praktik, përfshirës i të gjitha kontributeve dhe energjive të mundshme në territor dhe shumë i ndjeshëm ndaj halleve të njerëzve të thjeshtë. Nëpërmjet investimit social dhe punës sociale, zoti Kryeministër do të mundeni njëherë e mirë të bëni nul pushtetin e korrupsionit në shpërndarjen e lëmoshës që kanë aktualisht këshillat komunale dhe bashkiake, si dhe do të nxirrni një herë e mirë nga apatia dhe gjumi letargjik ministrinë më vitale në zbutjen e varfërisë dhe problemeve sociale, pra Ministrinë e Punës. Njëkohësisht, do të bëni hapin e parë dhe më të rëndësishmin për t’i edukuar shqiptarët me dashurinë për punën, për kulturën dhe disiplinën e punës, për efiçencën, rentabilitetin, kursimin dhe uljen e kostove duke i dhënë vlerë gjithçkaje, kohës dhe burimeve lokale pikësëpari. Nuk kemi asnjë lloj arsye të kemi krizë, nëse shteti do të funksiononte me këtë lloj mentaliteti. Me mentalitetin e ri të efiçencës dhe efikasitetit në çdo sektor të jetës sonë publike dhe private.
Edmond Vlashaj eshte Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e re
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com