
Shqiptari Jani Zoto, 54-vjeç, i cili u akuzua për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, ka folur së fundmi për median greke Protothema.gr. Ai qëndroi në burg për 3 vite. Ai ka thënë “askush nuk më besonte se isha i pafajshëm, më futën në burg padrejtësisht”.
“Në fund të fundit ka një Zot. Zoti pati mëshirë për mua dhe më ndihmoi të zbulohej e vërteta. Në të vërtetë, tani mund të them se ndihem i shfajësuar pas shumë vuajtjeve. Askush nuk më besonte se isha i pafajshëm. Të gjithë menduan se e vrava dhe më futën në burg padrejtësisht”, tha Zoto.
Zoto po ashtu ka rrëfyer edhe për 3 vitet që ka kaluar në burg. Ai tha “kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të quhesh vrasës pa kryer asnjë krim”.
“Tre vite të jetës sime i kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të quhesh vrasës pa kryer asnjë krim. Ndjeva se po më shkatërrohej nderi dhe dinjiteti dhe nuk mund të bëja asgjë. Fëmijët e mi u mërzitën kur dëgjuan se babai i tyre ishte një vrasës”, tha Zoto.
Po ashtu ai shtoi: “Kjo grua ishte shoqja ime, unë jetoja me të dhe nuk mund të dëmtoja dikë. Dua të vazhdoj jetën time dhe të lë pas këtë makth që do të më shënojë përgjithmonë”.
Sipas zbulimit të gazetës “Demokratiki”, një pakistanez i arrestuar korrikun e kaluar në Gjermani për vjedhje dyqanesh është autori i vrasjes së 43-vjeçarit. Zbulimi u bë nga gjurmët e pëllëmbës së tij, ku më pas pasoi në rrëfimin e krimit.
Lajmi kryesor:
E pabesueshme/ Shqiptari i dënuar me burg përjetë shpallet i pafajshëm, arrestohet pas 9 vitesh autori i vërtetë i vrasjes që tronditi Greqinë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
-
Greqia gati të armatoset, plani ambicioz me 28 miliardë euro
11 Mars, 10:42
-
Pista (jo)befasuese greke: 'Pas arrestimit të Veliajt fshihet një strukturë…' Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama?
10 Mars, 09:56
-
Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke duke thënë se vendi s'meriton të futet BE, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës
9 Mars, 12:02
-
Atentat shqiptarit në Selanik, plagoset me dy plumba! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë
8 Mars, 10:17
-
Protestuesit rrethojnë Parlamentin e Greqisë, incidente, zjarr dhe arrestime! Sheshi Sintagma po digjet sërish, ‘Molotov’ e barrikada edhe në Selanik (VIDEO)
7 Mars, 22:25
-
Greqi/ Pas 3 ditëve debat në parlament, qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit: 157 vota kundër, 136 vota pro
7 Mars, 22:16
-
‘Shko bëj ndonjë fëmijë, ose birëso...!' Parlamenti grek përfshihet nga kaosi pas deklaratës së deputetit të Mitsotakis ndaj koleges! Kryeministri propozon shkarkimin e tij
7 Mars, 19:51
-
Kapen 280 kg kokainë në Gjermani, mes të arrestuarve shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë
7 Mars, 08:33
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars, 16:45
-
Mocion kundër qeverisë greke! Qytetarët protesta të dhunshme jashtë ndërtesës së parlamentit
6 Mars, 13:25
-
Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare (LISTA)
6 Mars, 12:17