Pas 9 vitesh është zbuluar e vërteta mbi vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë, në momentin kur një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, Jani Zoto, u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica. Ajo ishte me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.

Ngjarja shkaktoi bujë pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë e cila kishte shumë therje në trup. Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht. Kos është ishulli i tretë më i madh i Dodekanezit për nga zona, pas Rodosit dhe Karpatosit në Greqi.

Për këtë ngjarje nuk u zbuluan kurrë provat e mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Në muajin prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, Policia greke dëshmuan për pafajësinë e shqiptarit që specifikohej nga ADN e paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës. Po ashtu edhe nga fakti se Zoto kishte vetëm 5 minuta që ishte kthyer nga puna, të cilën policia greke e specifikoi si kohë e pamjaftueshme për të kryer atë krim, raporton news24bulletin.

54-vjeçari u dënua në qershor të vitit 2015 me burgim të përjetshëm, 3 vjet e 5 muaj burg dhe 1000 euro gjobë dhe vetëm së fundmi dolën prova të reja se ai nuk e ka kryer vrasjen për të cilën akuzohej dhe stigmatizuar.

Zoto dol inga burgu në muajin Prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, duke mos lejuar daljen e tij nga Greqia. Në korrik 2023, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN e gjetur në vendin e krimit.

Nga raportimet e policisë greke mësohet po ashtu se pakistanezi në vitin 2014 banonte në të njëjtin pallat me çiftin. Pas 9 vitesh Zoto ka fituar pafajësinë e tij, jo nga provat e patundshme të pafajësisë, por falë drejtësisë gjermane që ka mundur të arrestojë kriminelin pakistanez.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
'Zoti mëshiroi dhe e vërteta doli në shesh', U shpall i pafajshëm pas 9 vitesh, reagon shqiptari: Më futën në burg padrejtësisht

1698841135_greqi.jpg

Shqiptari Jani Zoto, 54-vjeç, i cili u akuzua për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, ka folur së fundmi për median greke Protothema.gr. Ai qëndroi në burg për 3 vite. Ai ka thënë “askush nuk më besonte se isha i pafajshëm, më futën në burg padrejtësisht”.

“Në fund të fundit ka një Zot. Zoti pati mëshirë për mua dhe më ndihmoi të zbulohej e vërteta. Në të vërtetë, tani mund të them se ndihem i shfajësuar pas shumë vuajtjeve. Askush nuk më besonte se isha i pafajshëm. Të gjithë menduan se e vrava dhe më futën në burg padrejtësisht”, tha Zoto.

Zoto po ashtu ka rrëfyer edhe për 3 vitet që ka kaluar në burg. Ai tha “kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të quhesh vrasës pa kryer asnjë krim”.

“Tre vite të jetës sime i kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të quhesh vrasës pa kryer asnjë krim. Ndjeva se po më shkatërrohej nderi dhe dinjiteti dhe nuk mund të bëja asgjë. Fëmijët e mi u mërzitën kur dëgjuan se babai i tyre ishte një vrasës”, tha Zoto.

Po ashtu ai shtoi: “Kjo grua ishte shoqja ime, unë jetoja me të dhe nuk mund të dëmtoja dikë. Dua të vazhdoj jetën time dhe të lë pas këtë makth që do të më shënojë përgjithmonë”.

Sipas zbulimit të gazetës “Demokratiki”, një pakistanez i arrestuar korrikun e kaluar në Gjermani për vjedhje dyqanesh është autori i vrasjes së 43-vjeçarit. Zbulimi u bë nga gjurmët e pëllëmbës së tij, ku më pas pasoi në rrëfimin e krimit.