TIRANE- Artur Zoto nuk i beson më gardianëve të tij, pasi gjatë dy ditëve ka asistuar vetë në kontrollet e qelive të të dënuarve në burgje. Edhe ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka marë pjesë në kontrollet e kryera në burgun e Fushë-Krujës, duke hyrë vetë në qelitë e të dënuarve.
Prania e tij gjatë kontrollit të qelive, vjen pas skandalit të ndodhur në burgun e sigurisë së Lartë në Korçë, nga ku arritën të ikin 7 persona, ku momentalisht 5 prej tyre janë arrestuar ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim dhe mendohet se kanë hyrë në tokën Helene.
Ndërkohë pas këtyre kontrolleve dhe kur prokuroria e Korçës ka arrestuar 21 gardianë të burgut të Drenovës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka njoftuar hapjen e konkursit për zëvendësimin e tyre. Zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, shpalli kërkesën për rekrutim të punonjësve të rolit bazë dhe të mesëm në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, në një numër prej 35 vendesh vakante.
Ky konkurs, erdhi vetëm pak ditë, pas arrestimit te 21 punonjësve te policies, që natën e arratisjes, ishin në detyrë. Njoftohet se prioritet për këto pozicione,do të kenë personat që kanë mbaruar akademinë policore e ushtarake, si dhe ish-forcat komando. Pritet që konkursi për shpalljen e fituesve të kryhet në fillim të javës së ardhshme.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com