Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore pa Duhan, ka publikuar një video me apelin e mjekëve dhe anagazhimin e qytetarëve për lënien e duhanit.
Në kuadër të sloganit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ‘angazhohu për të lënë duhanin sot’, Manastirliu ju bën apel të gjithë qytetarëve të heqin dorë nga duhanpirja për një jetesë të shëndetshme.
“Pandemia nxori në pah më shumë se kurrë rëndësinë që ka jetesa e shëndetshme dhe dëmet e mëdha që shkakton duhanpirja. Ndaj, nuk ka kohë më të mirë për të lënë duhanin! Angazhohu edhe ti, për jetesën e shëndetshme. Ndiq këshillat e mjekëve #DitaBotërorePaDuhan”, shkruan Manastirliu.
Në videon e publikuar nga Manastirliu mjekët ju bëjnë thirrje qytetarëve të lënë duhanin.
“Asnjëherë nuk është vonë që të heqësh dorë nga duhani. Çdo cigare e shkurton jetën e duhanpirësit me 11 minuta jetë. Një në pesë duhanpirës të rëndë vdesin nga kanceri i mushërive”, shprehet pneumologia Silvana Sadria.
Duke e lidhur me situatën e COVID19 mjekja Anila Rexha thotë se format më të rënda të COVID19 u bënë nga duhanpirësit.
“Periudha e pandemisë na bëri të kuptojmë që pacientët më të riskuar për të bërë forma të rënda të covid19 ishin pacientët e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Pacietntët me më shumë fatalitete ishin duhanpirës”, shprehet Rexha.
Mjekja Gentjana Mecalla, rekomandon që qyetarët të lënë duhanin që jeta e tyre të jetë e shëndetshme.
“Për të gjithë duhanpirësit ajo çka rekomandoj, përveçse si mjeke por edhe si një familjare, lini duhanin! Njerëzit e dashur, jeta është shumë e rëndësishme. Dhe nuk është aspak korrekte që ne ta çojmë dëm duke helmuar vetveten”, thote Mecalla.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor, 16:37
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05