ZSHDA: T'u hiqet licenca, AKDIE
dhe ALBAUTOR, shkelën ligjin

ZSHDA: T'u hiqet licenca, AKDIE<br />dhe ALBAUTOR, shkelën ligjin
Ti hiqet liçenca dy agjencive të të drejtave të autorit: ALBAUTOR dhe "AKDIE". Këtë propozim ka bërë dje Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, duke ju drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Sipas njoftimit të kësaj zyre, është kërkuar pezullimi i liçencës për 6 muaj, ndërsa shkaku ka qenë keqfunksionimi i agjencive të administrimit kolektiv. Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, tha se ky propozim vjen si shkak i moszbatimit të Ligjit "Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhur" dhe Statuteve të agjencive "Albautor" dhe "AKDIE".

Më tej janë renditur të gjithë shkeljet që janë vënë re. Nuk është përmbushur detyrimi për të mbledhur nga përdoruesit të ardhurat dhe shpërndarjen e tyre titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejatve të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat statutore dhe tarifat e deklaruara", thuhet në një prej shkeljeve.

Më tej thuhet se këto dy agjenci nuk aknë përmbushur as detyrimin për të depozituar në ZSHDA informacionin e kërkuar në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së tyre sikurse edhe depozitimin e çdo autorizimi të lëshuar me faturë tatimore.

Në njoftim thuhet se gjithashtu këto dy kompani nuk kanë depozituar listen e tarifave të miratuara nga agjencitë dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për thirrjen çdo vit kalendarik të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, e cila duhet të miratojë buxhetin e Agjensisë dhe listën e shpërndarjeve.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 16 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash