Zuckerberg: Facebook do të
përkrahë muslimanët

Zuckerberg: Facebook do të<br />përkrahë muslimanët
Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh social, ka shprehur përkrahjen e tij për myslimanët, që, sipas tij, janë duke u frikësuar për persekutimin e mundshëm për veprimet e të tjerëve.

“Pas sulmeve në Paris dhe urrejtjes gjatë kësaj jave, mund të imagjinoj frikën që kanë myslimanët se ata do të persekutohen për veprimet e të tjerëve”, ka shkruar ai në rrjetin social.
“Sa më shumë që të qëndrojmë së bashku dhe të shohim të mirat e njëri-tjetrit, mund të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë”, thuhet më tej në postimin e themeluesit të Facebookut.

“Si hebre, prindërit më kanë mësuar të qëndroj kundër sulmeve ndaj të gjitha komuniteteve. Edhe nëse një sulm nuk bëhet kundër jush, në kohën e sulmeve në liri secili do të ketë dhembje. Nëse jeni mysliman në këtë komunitet, si lider i Facebookut dua që të dini se jeni përherë të mirëpritur këtu dhe se do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e juaja dhe për të krijuar ambient paqësor dhe të sigurt për ju”, ka shtuar ai.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit