Zëvendës Ambasadori Amerikan në Shqipëri Henry Jardine apelon në prag të zgjedhjeve lokale për kandidatë të pastër e të papërfshirë në krime.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentët ekselentë të Tiranës, Jardine ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë të forcojë demokracinë duke i kërkuar të rinjve të luftojnë në komunitetet e tyre për edukimin me vlerën e demokracisë dhe mbrojtjen e saj.
“Ajo që inkurajoj është që njerëzit të mendojnë se çfarë duan. Gjetja e mundësive për të marrë mendimet e njerëzve dhe për t’iu drejtuar kandidatëve pyetjet: si do të sillni punë në zonën time? Si do të bëhet jeta ime më e sigurt? Si do të jetë arsimi? etj. Kjo është e rëndësishme. Dhe ata duhet të përgjigjen, nëse planifikojnë të përmirësojnë situatën. Çështja e dekriminalizimit është po ashtu e rëndësishme. Ju doni kandidatë që të jenë të pastër e të mos kenë probleme me krimin. Kur luftohet aktiviteti kriminal, kur këto çështje demaskohen, atëherë kuptohet që ka një klimë më të shëndetshme. Sepse, nëse ka akuza dhe nuk shkohet më tej, kjo s’është gjë e mirë. Demokracia është diçka për të cilën duhet të luftoni. Kandidati ka rëndësi për demokracinë dhe edukimi i votës së popullit është e vetmja formë për demokracinë”, tha Jordan.
Për numrin dy të ambasadës amerikane, ndërtimi i institucioneve demokratike dhe të qëndrueshme, bashkë me realizimin e reformave në drejtësi dhe asaj kundër korrupsionit, janë test i rëndësishëm i Shqipërisë për integrimin europian.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO