Zv.ambasadori britanik: Biznesi në
Shqipëri paguan mbi 10% taksa

Zv.ambasadori britanik: Biznesi në<br />Shqipëri paguan mbi 10% taksa
TIRANE - Në një intervistë TV në emisionin “Elite” të gazetarit Elton Meta, zv.ambasadori i Britanisë së madhe në Tiranë Stephen Hickling, deklaroi se në Shqipëri nuk respektohet “taksa e sheshtë”.

“Në bisedat e mia me biznesin, kam dëgjuar si ankesë që, ajo çfarë ata u paguajnë autoriteteve e kalon kufirin 10% të taksës që i detyrohen dhe kjo tregon se zbatimi i detyrimeve të taksave nuk është i qartë dhe nuk është ai që është përcaktuar në legjislacion”, tha ai.

Duke shtuar se është gjithashtu problem rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. “Me sa di unë, disa kompani të Bashkimit Europian kanë si shqetësim që kompensimi i TVSH-së është i ngadalshëm, prandaj them që sërish ky është një moszbatim si duhet i rregullave dhe legjislacionit.

Kjo na çon te çështja e qartësisë që presin bizneset. Di që problemi i kompensimit të TVSH-së po trajtohet, në bashkëpunim me asistencën e BE-së, por zgjidhja mbase nuk do të jetë e shpejtë. Gjithsesi ky mbetet një shqetësim për bizneset”.

Lidhur me atë, se sa pengesë janë për investitorët e huaj çështje të tilla, si krimi, korrupsioni apo pronësia, diplomati britanik tha se, kur investitorët britanikë shqyrtojnë mundësitë në Shqipëri, pyesin për këto shqetësime. Një shqetësim është kur bankat nuk mund të zbatojnë problemet me kolateralin apo me kreditë e papaguara, tha ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë