Zv. ambasadori i SHBA takim me Muhamet Rrumbullakun, fokus bashkëpunimi mes 2 vendeve

Zv. ambasadori i SHBA takim me  Muhamet Rrumbullakun, fokus bashkëpunimi mes 2 vendeve

Zv. ambasadori i SHBA Demian Smith me drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullakun

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith, i shoqëruar nga Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley, vizitë në Policinë e Shtetit.

Zëvendës Ambasadori Smith u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të takimit ishin vlerësimi dhe forcimi më tej i marrëdhënieve shumë të mira dhe strategjike, mes Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane, policisë dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e falënderoi Zëvendës Ambasadorin Smith, për vizitën, dhe e njohu atë me prioritetet që ai ka për ristrukturimin e Policisë, në drejtim të forcimit të  strukturave të hetimit të krimeve, veçanërisht të hetimit të krimit të organizuar, korrupsionit, hetimit të aseteve kriminale dhe krimeve kibernetike; vendosjen e standardeve të reja në drejtim të qasjes ndaj problematikave të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre, në bazë të kompetencave që i jep ligji; pastrimin e Policisë nga punonjësit e inkriminuar, duke aplikuar ndëshkueshmërinë më të rreptë që parashikon ligji për punonjësit e Policisë që abuzojnë me detyrën, që përfshihen në raste korruptive apo në trafiqe të paligjshme, si dhe për ata që abuzojnë dhe shkelin të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve; vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisisht me partnerët, veçanërisht me ata strategjikë, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. 

Zëvendës Ambasadori Demian Smith e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe për marrëdhënien e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe i ofroi atij, mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e siguroi për ndihmë nga SHBA, për mbrojtje nga sulmet kibernetike. 

Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm e vlerësuan partneritetin si formën më të mirë që i shërben rritjes së parametrave të sigurisë së jetës dhe të biznesit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe u dakordësuan që ky partneritet të zgjerohet akoma më shumë në të ardhmen, duke shtuar skuadrat hetimore të përbashkëta dhe shkëmbimet e informacioneve, me qëllim zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e kimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja